SHKOLLA E MESME EKONOMIKE
MARIN BARLETI

Shkolla ekonomike Marin Barleti është shkollë e mesme profesionale e cila ofron arsim të specializuar me programe bashkëkohore në fushat e ekonomisë dhe juridikut, duke i përgatitur nxënësit me aftësi praktike dhe teorike për tregun e punës si dhe studime te mëtutjeshme në këto disiplina

MËSIMI TEORIK

PRAKTIKA PROFESIONALE

MËSIMI DUAL

Ngjarjet dhe aktivitetet e fundit

Njoftojmë te gjithe nxënësit e SHME “Marin Barleti” se Future Minds Academy ka hapur mundësinë për aplikimin për bursa shkollore, i cili  është i hapur nga tash deri më 25 nëntor 2024. Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë këtë formular: https://forms.gle/NHpUEYgjZKbhqKGn6   Nga 1 dhjetori 2024 deri më 22 dhjetor 2024 të gjithë  nxënësit do të thirren për t’u testuar në  Future Minds Accademy. Njoftimi për oraret e testimit do të publikohet nga data 26 nëntor deri më 30 nëntor 2024.    

Sot në ambientin e shkollës u mbajtë mbledhja e këshillit të nxënësve ku morën pjesë edhe përfaqesues nga organizata KYC. Suksese dhe punë të palodhur kryesisë së re të nxenësve.    

Organet drejtuese të shkollës

Organet Drejtuese të Shkollës përbëhen nga një ekip i përkushtuar i drejtuesve, stafit të mësimdhënësve dhe bashkëpunimit me prindër, të cilët së bashku punojnë për të siguruar cilësinë e procesit arsimor në përputhje me standardet më të larta.

Stafi udhëheqës

Amdinistratën e shkollës e përbejnë stafi udhëheqës i cili ndihmon në menaxhimin dhe drejtimin e shkollës në përputhje me politikat arsimore të Republikës së Kosovës.

Stafi i mësimdhënësve

Stafi i të gjithë mësimdhënësve të shkollës të cilin e përbëjnë mësimdhënës të kualifikuar që sigurojnë mësimdhënie cilësore dhe mbështesin zhvillimin edukativ dhe personal të nxënësve.

Këshilli i klasëve

Mësimdhënësit kujdestar për paralelet përkatëse, te cilët kujdesen për zbatimin e planit mësimor, vlerësimin e nxënësve, vijimin e rregullt si dhe bashkëpunimin me prindër

Këshilli i prindërve

Përfaqësimi i interesave të prindërve në shkollë, duke bashkëpunuar me stafin drejtues për përmirësimin e kushteve arsimore dhe mirëqenjen e nxënësve

Këshilli i nxënësve

Përfaqësimi i interesave të prindërve dhe nxënësve në shkollë, duke bashkëpunuar me stafin drejtues për përmirësimin e kushteve arsimore dhe mirëqenjen e nxënësve

Infrastruktura e shkollës

Kabinetet

Kabinetet e informatikës dhe të ekonomisë janë të pajisura me mjetet dhe teknologjinë e nevojshme për të mundësuar zhvillimin praktik të aftësive të nxënësve, duke krijuar një mjedis interaktiv mësimor

Klasat mësimore

Dhomat e klasave mësimore ofrojnë një ambient të përshtatshëm dhe të organizuar për zhvillimin e orëve të mësimit teorik, duke mbështetur përqendrimin dhe mësimnxënien efektive të nxënësve

Biblioteka

Biblioteka e shkollës shërben si një qendër e rëndësishme studimore, e cila u ofron nxënësve qasje në literaturë të larmishme dhe burime të tjera edukative për të përmirësuar të kuptuarit dhe hulumtimin në fusha të ndryshme